Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sondazh - Gjermani - Më Shumë Se 60 Për Qind E Gjermanëve Duan Markën
English

Sondazh - Gjermani - Më Shumë Se 60 Për Qind E Gjermanëve Duan Markën

BERLIN, 29 maj /ATSH-ANSA/ - Më shumë se 60 për qind e gjermanëve dëshiron rikthimin e markës gjermane për shkak të dobësimit të fortë të euros, provokuar nga kriza ekonomike dhe financiare, sipas një sondazhi të shoqërisë Tns Emnid, botuar sot nga tabloidi Bild. "Dobësimi i euros dhe kriza e muajve të fundit ka pasur një ndikim të fortë te qytetarët gjermanë", komentoi për gazetën drejtori i Tns Emnid, Klaus-Peter Schoeppner. "Për shkak të krizës financiare, më shumë se 60 për qind e popullatës dëshiron rikthimin e markës gjermane", shtoi ai. Njëkohësisht, një tjetër sondazh, Deutschlandtrend-i i Infratest-Dimap, tregon se më shumë se gjysma e gjermanëve i frikësohet rënies së nivelit të jetesës në vitet e ardhshëm dhe dy të tretat druhen për kursimet e tyre. Më tej, sipas 75 për qind e të intervistuarve, më e keqa nuk ka ndodhur ende. /e.v/
KOMENTE