English

Berisha përshëndet fitoren e Qendrës së Djathtë në Çeki:Europa blu, e ardhmja e kontinentit

Tiranë, 30 Maj, NOA – “Fitoret e partive aleate të Partisë Demokratike të Shqipërisë janë, janë një inkurajim i madh dhe mbështetje për qeverinë e Partisë Demokratike, për të ecur e sigurt në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.”

Me këto fjalë e përshëndeti sot kryeministri Sali Berisha fitoren e koalicionit të partive të Qendrës së Djathtë, në Republikën e Çekisë.

Sipas njoftimit zyrtar në faqen e kryeministrisë, zoti Berisha e vlerësoi këtë fitore të thellë të së djathtës si një dëshmi dhe besim të qytetarëve çekë dhe të mbarë Europës në vlerat e demokracisë që reklamojnë politikat e Qendrës së Djathtë.

Rikonfirmimi në pushtet i Qendrës së Djathtë në Çeki, - është shprehur kryeministri Berisha, - është dëshmia më e sigurt se çekët besojnë tek partitë e koalicionit të Qendrës së Djathtë dhe në strategjinë e tyre për të luftuar me sukses krizën ekonomike, që ka përfshirë botën.

Fitorja e Qendrës së Djathtë në Çeki, si dhe ajo në Britaninë e Madhe apo në Hungari, në pak kohë, për kryeministrin shqiptar faktojnë idenë se Europa blu është e sotmja dhe e ardhmja më e mirë për qytetarët e saj.

mit/NOA

KOMENTE