Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dade: Is, Thirrje Per Transparencë Te Plotë Të Zgjedhjeve
English

Dade: Is, Thirrje Per Transparencë Te Plotë Të Zgjedhjeve

TIRANE 30 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Arta Dade, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste tha të dielën se Internacionalja Socialiste i bëri thirrje qeverisë të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve përfshirë dhe materialet zgjedhore, hetim, i cili sipas saj, do të çojë në hapjen e kutive të votave. Në një konferencë për shtyp në selinë e PS-së, Dade tha se "IS mbështeti PS-në në të gjitha hapat e betejës politike për rivendosjen e demokracisë në vend dhe vlerësoi pjekurinë e PS për kompromiset e ofruara dhe vullnetin politik të treguar për zgjidhjen e krizës". Znj. Dade theksoi se IS është për krah Bashkimit Europian lidhur me përpjekjet që ka bërë duke i kërkuar palëve në Shqipëri zgjidhjen e krizës . Komiteti i Internacionales Socialiste për Evropën Juglindore zhvilloi dje punimet e tij në Tiranë. /f.n/
KOMENTE