Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Mot I Paqëndrueshëm Me Vranësira, Kushte Detare Të Mira
English

Durrës: Mot I Paqëndrueshëm Me Vranësira, Kushte Detare Të Mira

DURRËS, 30 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/- Në qytetin bregdetar të Durrësit, moti sot është i paqendrueshëm, me vranësira dhe reshje lokale, të cilat kanë rënë në orët e para të së dielës. Ato priten të jenë më të dendura gjatë ditës, duke penguar pushuesit ditorë që do të kalonin të dielën sot në plazhin më të madh të vendit. Era e lehtë që fryn nga jugperëndimi ndikon në qëndrueshmërinë e temperaturave të ajrit. Burime nga kapiteneria e portit bënë të ditur për ATSH-në se, tre tragete me udhëtarë dhe kamionë që mbërritën nga Bari (Itali), u ankoruan në kalatat e portit më të madh të vendit, ndërsa kushtet detare lejojnë lëvizjen normale të të gjitha llojeve të mjeteve lundruese. Sipas burimeve të kapitenerisë gjatë javës së kaluar ditët me mot të kthjellët janë zëvëndësuar me kohë të keqe dhe det të trazuar, duke shkaktuar alternime të pazakonta të motit për muajin maj./m.sh/
KOMENTE