Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Tre Motra Artiste ...Promovojnë Vëllimin Poetik Të Nënës
English

Durrës: Tre Motra Artiste ...Promovojnë Vëllimin Poetik Të Nënës

DURRËS, 30 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/- Tre motra artiste nga Durrësi kanë promovuar mbrëmjen e kaluar librin e ri poetik të nënës së tyre, Flora Gjondedaj Dervishi. Driada regjisore, Daorsa flautiste dhe Metila këngëtare janë bërë promotore të surprizës artistike "Një mbrëmje maji", ku u prezantua vëllimi poetik "Mes enigmave" i nënës së tyre, botuar disa muaj më parë nga "Teuta print". Aktiviteti mblodhi në hollin e pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu" mjaft dashamirës të poezisë dhe miq të familjes Dervishi, ndërsa përballë tyre aktorët profesionistë të teatrit, nën drejtimin e bijës regjisore, deklamuan vargjet e poetes Flora Gjondedaj Dervishi, e cila ka arritur të nxjerrë në treg librin e saj të dhjetë, nga viti 1977. Të pranishmit duartrokitën veçanërisht shoqërimin e poezive me flaut barok të Daorsa Dervishit, vajza e dytë e familjes e cila jeton dhe studion në një nga konservatoret e muzikës në Itali. Metila Dervishi, pedagoge në Akademinë e Arteve, përformoi si këngëtarembi poezinë "Dialogu i një dite në plazh". Një arie e kënduar nga studentja Olta Juba dhe e shoqëruar në kitarë nga mjeshtri Edi Tereziu, bashkë me skenografinë, krijuan një atmosferë poetike mjaft të këndshme. Aktorët Sanije Hoti, Xhelal Tafaj, Hysen Bash'hysa, Era Çaushi dhe Andia Xhunga recituan poezi nga ciklet poetike të autores Flora Dervishi , si "Dialogjet e shekullit", "Nën dritë historie" dhe (Mos!) Harrimi, ndërsa spikati intepretimi i aktores Mimoza Marjanaku në ciklin "Alegro mëmësie". /k.sh/
KOMENTE