Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan- Policia: Vrasja Në Belsh Për Motive Hakmarrje
English

Elbasan- Policia: Vrasja Në Belsh Për Motive Hakmarrje

ELBASAN, 30 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/- Policia e Elbasanit ka zbardhur rrethanat e vrasjes që ndodhi sot në një fshat të Belshit, me pasojë vdekjen e një gruaje 45 vjeçare, e cila u qëllua për vdekje me mjete të forta nga një fqinjë e saj. Zëdhënësja e policisë së qarkut të Elbasanit, Valbona Begu, përmes një komunikatë për shtyp ka bërë të ditur se "45 vjeçarja Esma Xibraka, nga fshati Shalës, u qëllua për vdekje në banesën e saj, për motive hakmarrje, nga fqinja Antoneta Hysa, 50 vjeç. Kjo e fundit u arrestua nga policia fill pas kryerjes së krimit". Nga hetimet e deritanishme rezulton se në vitin 1997, bashkëshorti i viktimës që ndodhet ende në burg, ka vrarë babain e Antoneta Hysa. Para dy ditësh, policia e Elbasanit arrestoi dhe bashkëshortin e autores së krimit të sotëm, pasi gjatë kontrollit të banesës së tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale një armë zjarri automatik. /k.sh/
KOMENTE