Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jeremiç: Zgjerimi I Be-Së Me Ballkanin Një Domosdoshmëri
English

Jeremiç: Zgjerimi I Be-Së Me Ballkanin Një Domosdoshmëri

BERLIN, 30 maj /ATSH-MIA/ - Ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç deklaroi se gjatë vizitës së tij të nesërme në Berlin do të theksojë domosdoshmërinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe paralajmëroi se nëse harrohej Ballkani Perëndimor, atëhere rajoni mund të përfshihej nga krizat. "Kriza greke, turbulencat ekonomike serioze thithin energji, por nëse harrohet Ballkani Perëndimor, krizat mund të jenë të pranishme ndërsa çmimi gjeopolitik i lartë", paralajmëron Jeremiç në një intervistë për javoren gjermane "Der Spiegel". Ai theksoi se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është projekti qendror i qeverisë. "Ne e dimë se Evropa dhe e tërë bota përjetojnë kohëra të vështira, por kjo nuk ndryshon asgjë përsa i përket qëllimit tonë, anëtarësimit në BE, që është projekt qendror i qeverisë sonë", tha Jeremiç./ a.jor.
KOMENTE