Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Mitrovica Sot: Zgjedhje Në Veri, Protesta Në Jug
English

Kosovë - Mitrovica Sot: Zgjedhje Në Veri, Protesta Në Jug

PRISHTINË, 30 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Të paktën 58 organizata e shoqata në Mitrovicë kanë nënshkruar sot një peticion kundër mbajtjes së zgjedhjeve sërbe në veri të Mitrovicës, ndërsa në qytetin e ndarë ne dy pjesë nga viti 1999, është menduar të organizohet një protestë nga shoqatat e luftës së UÇK-së në kundërshtim të zgjedhjeve në veri të cilat po zhvillohen nga mëngjesi. Media lokale serbe ka bërë të ditur se për zgjedhjen e pushtetit të ri lokal në Mitrovicë qëndrat e votimet janë të hapura nga ora 07 deri në orën 20. Zgjedhjet serbe në veri të Mitrovicës janë të paligjshme dhe nuk do të njihen, është qëndrimi i intitucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Por, po ashtu është thënë se nuk do të përdoret dhunë për ndalimin e tyre. Në një deklaratë politike, të premtën, Kuvendi i Komunës u ka bërë apel qytetarëve serbë, banorë të Mitrovicës, "të mos dalin në votimet jolegjitime të organizuara nga Serbia " dhe të të intergrohen sa më të shpejt në institucionet e Kosovës. Për policinë e Kosovës, sipas deklaratave të krerëve të saj, sot është ditë normale e punës në veri të Mitrovicës dhe është inekzistente ngjarja e zgjedhjeve. Në një komunikatë të forcës paqeruajtëse në Kosovë lidhur me "demonstratat dhe manifestimet e paralajmëruara" për sot në Mitrovicë është thënë se "KFOR-i mbështet lirinë e shprehjes dhe grumbullimit (mbledhje,tubim) si të drejta themelore të njeriut e poashtu si shenjë dalluese e demokracisë". "Trupat e KFOR-it do të jenë në vend për të mbrojtur të gjithë protestuesit paqësorë por gjithashtu do të marrin masa të duhura për të kundërshtruar çfarëdo verpimi të dhunshëm", është theksuar në komunikatë. Në Mitrovicën e Veriut pritet të mbahen zgjedhje të tjera, legjitime, të organizuara nga institucionet e Kosovës. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Pieter Feith, më 5 shkurt ka emëruar 14 anëtarë në Ekipin Përgatitor Komunal për komunën e re të Mitrovicës Veriore. Me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës - Paketën Ahtisaari, është paraparë krijimi i pesë komunave të reja: Graçanicë, Kllokot-Vërbovc, Partesh, Ranillug dhe Mitrovicë Veriore, si dhe zgjerimi i komunës ekzistuese, Novobërdës, komuna këto të banuara me shumicë serbe. Tashmë janë krijuar tri komuna të reja në Graçanicë, Kllokot-Vërbovc dhe Ranillug, në të cilat është bërë konstituimi i kuvendeve pas zgjedhjeve lokale të Kosovës të 15 nëntorit, të cilat janë mbajtur edhe në komunën e zgjeruar të Novobërdës. Në dy komuna të tjera me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut dhe Partesh, zgjedhjet ka mbetur të mbahen pas përfundimit të procesit të themelimit të tyre. Parteshi me zgjedhjet lokale që do mbahen atje më 20 qershor të këtij viti, dhe për të cilat është duke u zhvilluar fushata elektorale, do jetë komuna e katërt e re me shumicë serbe. E pesta komunë e re me shumicë serbe në Kosovë do jetë Mitrovica e Veriut, pas zgjedhjeve legale kosovare që do mbahen atje, bazuar edhe në strategjinë për veriun të qeverisë së Kosovës, e cila parasheh mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike edhe në tri komunat ekzistuese në veri me shumicë serbe - Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. /f.n/
KOMENTE
  • cufa18:49 - 13 Tetor 2011
    albini dhe vetvendosja jan gjnerator i gjithpolitikanve se mos te jet albi do ta kishmi prap sebin ktu mbaju albin se populli asht me ty