Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbledhja e Internacionales, Rama: Takimi i disa njerëzve që s’kanë me çfarë të merren
English

Mbledhja e Internacionales, Rama: Takimi i disa njerëzve që s’kanë me çfarë të merren

Tiranë, 30 maj, NOA – Takimi i Komitetit për Europën Juglindore të Internacionales Socialiste në Tiranë ishte një mbledhje e parëndësishme e njerëzve që nuk kanë se më çfarë të merren.

Kështu e ka justifikuar mungesën e saj, si parti e majtë, në këtë takim Lëvizja Socialiste për Integrim. I pyetur mbi këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama u shpreh se LSI-ja është e angazhuar në kontribute konkrete për integrimin e vendit në Bashkmimin Europian.

“Ishte një veprimtari e parëndësishme e disa njerëzve që nuk kanë se me çfarë të merren tjetër, ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim është e fokusuar te prioritetet Europianizuese të Shqipërisë”, u shpreh Rama në një prononcim për media

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, vlerësoi se pjesëmarrja e LSI-së në takimin e zhvilluar nga Partia Socialiste ka ardhur edhe si mungesë e rëndësisë dhe mesazheve që përcolli Komiteti për Europën Juglindore të Internacionales Socialiste.

Rama, përmendi procesin konkret të liberalizimit të vizave, por në një rrafsh më të gjerë dhe gjithë proceset europianizuese që synojnë të afrojnë vendin në familjen europiane.

m.xh/NOA

KOMENTE