English

Pellegrini shkon tek Inter?

Spanjë, 30 Maj NOA - Një lajm me të vërtetë tepër të habitshëm ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “As”, në të cilën shkruhej se ekipi i Interit aktualisht është i interesuar për Manuel Pellegrinin.

Kjo, sipas shtypit spanjoll, lidhet me faktin se drejtuesit e ziklatërve e kanë tepër të vështirë për të arritur një marrëveshje të mundshme me trajnerët si Kapelo, Bentiez ose Guardiola.

Në krahun tjetër për sa i përket vetë Pellegrinit ai ka shprehur dëshirën e tij për të drejtuar përfaqësuesen e Kilit por, në qoftë se do të vinte një ofertë reale nga Interi atëherë transferimi i tij në Milano do të ishte më shumë se i mundshëm.

Gjithmonë sipas “As “ thuhet se ish tekniku i Villarealit ka dy konkurrentë tepër të fortë për pankinën zikaltër dhe ato mbajnë emrat e Kapelos dhe Guss Hiddink.

r.b/NOA

KOMENTE