English

Ronaldo: Murinjo është një fitimtar si unë

Spanjë, 30 Maj NOA - Cristiano Ronaldo është tepër i entuziazmuar nga ideja e ardhjes së Murinjos në rolin e trajnerit tek skuadra e realit të Madridit. Për Ronaldon, portugezi është nisma e një sezoni të ri, i cili sipas tij do të jetë triumfues për madrilenët.

“Jam tepër i lumtur për ardhjen e Murinjos në radhët e skuadrës tonë. Hose është një fitues, ashtu si dhe unë dhe për këtë fakt jam tepër i bindur se do të arrijmë të marrin rezultate pozitive”, - deklaroi Ronaldo në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle.

Kështu mesfushori portugez dhe pse aktualisht është tepër i impenjuar me përfaqësuesen e tij sërish ka shprehur dëshirën dhe entuziazmin për fillimin e sezonit të ri me skuadrën e Realit të Madridit.

r.b/NOA

KOMENTE