Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/Dinamo Largon Shkëlqim Muçën, Gati Zëvëndësi Blanko
English

Sport-Futboll/Dinamo Largon Shkëlqim Muçën, Gati Zëvëndësi Blanko

O TIRANË, 30 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Shkëlqim Muça zyrtarisht nuk është më trajner i Dinamos për sezonin e ri. Tekniku që dy javë më parë i dhuroi titullin e 18-të bluve si kampion të superligës është ndarë në mirëkuptim të plotë me klubin kryeqytetas, pas një bisede kokë më kokë me presidentin Besnik Sulaj. Sikurse mësohet, vetëm pak kohë më parë blutë i kishin bërë Muçës ofertën që të drejtonte përsëri ekipin pas ndeshjeve eliminatore të Champions League që do të zhvillohen këtë verë dhe ku Dinamo do të përballet nën drejtimin e trajnerit argjentinas Luis Manuel Blanko. Por Muça e kishte refuzuar këtë propozim. Ofertat duket se nuk i mungojnë Muçës, pasi ai është përmendur mes kandidatëve për stolin e Skënderbeut. Gjithsesi për të mësuar të ardhmen e tij do të duhet të presim. Ish-trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça, riktheu titullin në 60-vjetorin e themelimit të klubit blu, ndërkohë që vetë tekniku fitoi titullin e katërt si trajner, pas atyre me Tiranën në sezonet 1994-1995, 1999-2000 dhe 2006-2007. Shkëlqim Muça fitoi një vend në panteonin e trajnerëve fitues të Dinamos, duke qenë i 11-ti që kurorëzohet në 18 titujt e fituar nga blutë. Trajnerët e tjerë janë: Zihni Gjinali (6), Skënder Jareci (2), Durim Shehu (2),Zyber Konçi (1), Sabri Peqini (1), Stavri Lubonja (1), Fatmir Frashëri (1), Bejkush Birçe (1), Faruk Sejdini (1) dhe Ilir Daja (1). Dinamo, kampionia e Superligës, grumbulloi 61 nga 99 pikë të mundshme në 33 javë. Dinamo e mbylli kampionatin me 8 pikë më shumë se Besa e vendit të dytë dhe 35 pikë më shumë se Gramozi i vendit të fundit. Më shumë pikë në shtëpi koleksionioi Shkumbini, 31 pikë (Dinamo, 28) në transfertë grumbulloi Tirana: 25 pikë (Dinamo, 23) Presidenti Besnik Sulaj fitoi titullin e tretë të tij, që prej vitit 1999, kur ai financon Dinamon. "Bosi" i bluve ka fituar titujt në sezonet 2001-2002 (trajner Sejdini), 2007-2008 (Daja) dhe 2009-2010 (Muça). Gjithsesi, Sulaj nuk ka mundur të fitojë as një Kupë të Shqipërisë. Pas largimit të Muçës, tashmë i është hapur rruga argjentinasit Luis Manuel Blanko për të ndërtuar skuadrën që do të marrë pjesë në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve. Luis Manuel Blanko mund të shndërrohet në trajnerin e katërt argjentinas që ka drejtuar Dinamon. Tre të parët: Pedro Pablo Paskuli, Ramon Kabrero dhe Marsel Havier Zuleta. Blanko pritet të sjellë edhe disa bashkëkombës, të cilët do të jenë përforcime për Ligën e Kampioneve. /k.sh/
KOMENTE