English

Televizion, sa më shumë e shikon aq më shumë mendon për divorc

SHBA, 31 Maj 2010 NOA - Një alarm i vërtetë për personat e martuar ku janë të këshilluar, të mos qëndrojnë shumë orë pranë televizionit pasi mund të çojnë në ndarjen e njëri tjetrit.

Dihet se shumë orë pranë televizionit janë gjithmonë të dëmshme por, në qoftë se flitet për çifte të cilat janë në prag ndarjeje ose zihen së tepërmi atëherë efekti i orëve të tepërta në televizion mund të jetë shkatërrimtar për to.

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga organizata e “Gratë dhe Kualiteti i Jetës” i drejtuar nga seksologia Serenella Salomoni, ku bashkëpunoi me 250 çifte.

Kështu për të dhënë një sqarim ajo pohoi se diçka e tillë nuk ndodh shpesh herë por, rreziku i cili mund të çojë në ndarje në sajë të orëve të tepërta pranë ekranit, ekziston dhe është i pranishëm.

Shumica e çifteve pas një grindjeje qetësohen dhe harrojnë gjithçka përbëjnë 47 % të çifteve por, rreth 26 % e tyre ka theksuar se shpesh herë ndodh se pas grindjes gjërat nuk qetësohen dhe vënë në rrezik lidhjen e tyre.

Në një masë prej 18 % janë ato çifte që pjesën më të madhe e kalojnë duke debatuar shumë shpesh dhe vetëm 9% janë ata të cilët e gjejnë veten në sintoni me partnerin.

“televizioni është padyshim një mjet, i cili mund të çojë në nisjen e një debati. Shpesh herë ndodh që ai të jetë i pranishëm kudo dhe jo vetëm në dhomën e ndenjes. Në qoftë se njëri nga partnerët është duke ndjekur një program atëherë ai pretendon që shoku ose shoqja të qëndrojë në heshtje. Diçka e tillë sjell nismën e një debati”, - këto ishin fjalët e Serenella Salomoni, e cila ishte dhe drejtuesja e këtij studimi.

r.b/NOA

KOMENTE