Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqia akuzon Perëndimin për Iranin
English

Turqia akuzon Perëndimin për Iranin

Ankara, 30 maj, NOA - Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka akuzuar vendet perëndimore për mungesë të “sinqeritetit dhe ndershmërisë” në zgjidhjen e mosmarrëveshjes bërthamore me Iranin, njoftoi agjencia turke e lajmeve “Anatolija”.

Deklarata e Erdogan wshtw bwrw gjatë vizitës së tij zyrtare në Brazil. Ai kritikoi vendet e Perëndimit pse nuk flasin për Izraelin, i cili, sipas disa ekspertëve, ka arsenal bërthamor.

“Nuk keni qasje të njëjtë në raport me këtë çështje, ndërsa sillni tensione lidhur me Iranin. Konsideroj se kjo nuk është një qasje e ndershme dhe e sinqertë”, ka thënë Erdogan.

Tensionet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë e Brazilit, anëtare këto jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, janë rritur, pasi SHBA-të kanë kundërshtuar marrëveshjen e arritur më 17 maj midis Teheranit, Brazilit dhe Ankarasë, mbi shkëmbimin e karburantit bërthamor.

Pavarësisht nga kjo marrëveshje, Uashingtoni vazhdon të kërkojë vendosjen e sanksioneve të reja për Iranin, duke thënë se Teherani nuk po përdor programin bërthamor për qëllime civile.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se marrëveshja e këtyre tri vendeve ka për qëllim “blerjen e kohës” dhe e “bën botën më të rrezikshme”.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE