English

Vdes aktori Denis Hoper

Los Anxhelos, 30 maj, NOA - Në moshën 74-vjeçare ka ndërruar jetë artisti i Hollivudit, Denis Huper. Aktori legjendar vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxheles, i rrethuar nga familja dhe miqtë.

Huper, që ishte më i njohur për regjinë dhe rolin kryesor në kultin klasik “Easy Rider”, u sëmur nga kanceri vitin e kaluar.

Gjatë karrierës së tij mbi 50-vjeçare, Hoper u shfaq së bashku me mentorin e tij, James Dean, në filim "Rebel Without a Cause", pastaj në filmat "Apocalypse Now", "Blue Velvet", "Speed" etj.

NOA

KOMENTE