English

Zgjedhjet në Mitrovicë, tension mes shqiptarëve e serbëve në Ibër

Mitrovicë, 30 Maj, NOA – Ndërsa në Mitrovicën e Veriut, në Novobërd, në kundërshtim me institucionet e Kosovës dhe misionit të BE-së, sot po mbahen zgjedhjet lokale serbe, për të vlerësuar Kosovën si shtet më vete apo si pjesë e Serbisë, një grup serbësh dhe shqiptarësh janë konfliktuar më njëri tjetrin në mesditë në të dy anët e lumit Ibër.

Protestuesit shqiptarë, mes të cilëve ish luftëtarë të UÇK-së, të cilët kanë kritikuar qeverinë kosovare për ilegjitimitetin sipas tyre të këtyre zgjedhjeve, u ngritën në një antimiting pro mëvetësisë së Kosovës, kundër tubimit të serbëve në anën tjetër të Ibr-it, ku për rrjedhojë dhe janë goditur nga protestuesit serbë me gurë e mjete të tjera.

Provokimi i protestuesve serbë ndaj shqiptarëve me gurë e sende të tjera ka bërë që në vendngjarje të ndërhyjnë edhe forcat speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kanë përdorur edhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve shqiptarë e serbë nga ura e lumit Ibër.

Sipas zëdhënësit të policisë, Besim Hoti, për të qetësuar situatën e nxehtë nga përplasja e shqiptarëve dhe serbëve në këtë ditë zgjedhjesh me policinë e Kosovës janë bashkuar edhe forca të KFOR-it.

Plot 20 mijë qytetarë serbë votojnë sot në zgjedhjet lokale serbe, në plot 26 qendra votimi të shpërndara nga qeveria serbe në në Veri të Kosovës.

mit/NOA
KOMENTE