Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
1 Qershori, festë në burgun e të miturve
English

1 Qershori, festë në burgun e të miturve

Kavajë, 31 maj, NOA - Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Instituti i Trajtimit të të Miturve që kanë kryer vepra penale, me rastin e festës së 1 Qershorit, do të organizoje nesër në IEVP Kavajë, në orën 11:00, aktivitet social-kulturor për të miturit e këtij institucioni.

Në njoftimin zyrtar jepet dhe programi i aktivitetit. Kështu është parashikuar takim me prindërit e minoreneve, ku familjarët do të shoqërohen në dhomat dhe klasat e minorenëve, si dhe do të prezantohen me programin ditor si dhe punimet artistike dhe krijimtarinë e fëmijëve të tyre.

Nga ana tjetër në ceremoni do të ketë dhe shpërndarje të certifikatave për minorenet që kanë ndjekur kurset profesionale. Gjithashtu minorenet do të luajnë dhe pjesë artistike.

Në këtë aktivitet do të ketë dhe një fjalim nga Drejtori i Përgjithshëm, ndërkohë që do të jenë të dhe Shoqata e Animatorëve Social, që do të organizoje aktivitete të ndryshme sportive si dhe Shoqata Kristiane e të Burgosurve Shqiptarë.

m.xh/NOA

KOMENTE