Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen 4 policë të Qarkullimit Rrugor, të zhytur në abuzim
English

Arrestohen 4 policë të Qarkullimit Rrugor, të zhytur në abuzim

Korçë, 31 Maj 2010 NOA – Strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme kryen sonte arrestimin e punonjësve të policisë të seksionit të qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë Korçë:

-Kryeinspektor Jani Baçellari

-Kryeinspektor Enci Bregu

-Kryeinspektor Fatos Hymetllari

-Kryeinspektor Gentian Ravolli

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit i thanë agjencisë NOA se vala e arresteve erdhi pasi Gjykata e Rrethit Korçë kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurisë arrest në burg pa afat.

“Ndaj këtyre punonjësve të policisë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm së bashku me njësinë Task Force pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për disa muaj kanë zhvilluar hetime për veprën penale të korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal”, - thanë burimet zyrtare.

Konfirmohet se këta punonjës policie duke qenë me shërbim në aksin rrugor nacional Korçë-Pogradec, në kohë të ndryshme dhe në mënyrë të përsëritur, ndalonin drejtuesit e automjeteve të cilët kryenin kundravajtje administrative dhe në këmbim të mosndëshkimit administrativ u merrnin sasi të konsiderueshme parash.

Policia sqaroi se të gjitha rastet e këtij hetimi janë dokumentuar nëpërmjet survejimeve të kryera nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Ndërkohë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe njësia Task Forcë e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë vazhdojnë hetimet për të vërtetuar implikimin ose përfshirjen e personave të tjerë në këto akte korruptive.

a.f/r.n/NOA

KOMENTE