English

Axhenda Per Daten 1 Qershor , Atsh

Ora 09:00- Kryeministri Berisha merr pjesë në Konferencën e Bankës Botërore për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë, në Hotel Sheraton. Në konferncën dy-ditore të Bankës Botërore do të prezantohen dhe diskutohen mbi raportet, studimet e fundit rajonale dhe specifike mbi Shqipërine; Ora 10:00- Kryeministri Berisha merr pjesë në konferencën për të drejtat e fëmijëve, në Hotel Tirana International. Ora 11:00 -Kryeministri Berisha merr pjesë në prezantimin e dokumentit të politikave tregtare të Shqipërisë, në Hotel Rogner. Ora 9:00 - Zonja e Parë, Teuta Topi do të vizitojë Shtëpinë e Fëmijës "Zyber Hallulli" me rastin e Festes së 1 Qershorit; Ora 10:00 - Takim i Presidentit Topi me një grup fëmijesh te dalluar te shkollave 9-vjecare me rastin e Festes se 1 qershorit në Presidence; Ora 11:00 - Zhvillohet ceremonia e ndezjes së Pishtarit Olimpik me rastin e inagurimit të "Lojërave Olimpike Speciale 2010" ne pranine e Presidentit Topi në Presidencë; Ora 10.00-12.00- Perpara "Taiwanit", qendra "Pellumbat" zhvillojne nje aktivitet social-kulturor me femijet me aftesi dhe mundesi te kufizuar; DURRES: Ora 12:00- Në hotel "Dyrrah" në Durrës, trajneri i ekipit Kombëtar, Josip Kuzhe, do të japë konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Andorrën; KOSOVË: Ora 11:00 -Mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi Ora 09:00 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve do të vizitojë shkollën fillore "Naim Frashëri"në fshatin Breznicë, Komuna e Kastriotit Ora 11.00 - Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës Ora 12:00 - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të mbajë konferencë për media, me temën: Zhvillimet aktuale politike në vend Ora 13:30 -16:00 Ambasadori Amerikan në Kosovë, Christopher Dell do të vizitojë Gjykatën Komunale në Prizren si dhe Kullën e Haxhi Zekës në Pejë./n.m/
KOMENTE