Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Capello – Inter, mision i mundshëm
English

Capello – Inter, mision i mundshëm

Itali, 31 Maj 2010 NOA - Tashmë mund të themi se Fabio Capello është kandidatura më e mundshme për stolin e Interit dhe kjo pasi ai ka lënë prapa Hiddinnk, Guardiolën dhe Benitezin në këtë garë.

Kjo pasi Capello para fillimit të botërorit do të ketë një takim tepër të rëndësishëm me drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit për të diskutuar rreth kontratës së tij.

Kështu me sa është bërë e ditur nga mediat italiane tekniku në fjalë ka ndërmend të heqë dorë nga stoli i përfaqësueses Angleze në fund të Botërorit dhe kjo pasi kërkon të pranojë sfidën që po i ofrojnë zikaltërit.

Për të lënë të lirë Capellon mjafton të paguhet një penalitet prej 5 milionë eurosh.

r.b/NOA

KOMENTE