Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Mot Me Vranësira Të Ndërrueshme, Kushte Të Mira Detare
English

Durrës: Mot Me Vranësira Të Ndërrueshme, Kushte Të Mira Detare

DURRËS, 31 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Në rajonin detar të Durrësit sot do të mbizotëroje moti i paqëndrueshëm, me vranësira të ndërrueshme, ndërsa kushtet detare do të mundësojnë lundrimin pa probleme të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Pas 24 orëve me mot të paqëndrueshëm ditën e hënë në rajonin detar të Durrësit rikthehet moti i mirë, ndërsa era do të fryjë e lehtë nga juglindja. Sipas të njëjtave burime, tre tragetet e linjës Bari-Durrës që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, po ankorohen në kalatat përkatëse të portit. Proçesi i ngarkimit dhe shkarkimit të anijeve me mallra dhe kontejnerë do të vijojë normalisht, falë kushteve të mira meteorologjike në rajonin e Durrësit, shtuan burimet e kapitenerisë. Mbi 30 motopeshkatore të këtij sektori janë nisur përsëri për gjueti në zonën nga grykëderdhja e lumit Seman në jug deri në atë të Bunës në veri, përfunduan burimet e kapitenerisë së portit më të madh të vendit. /s.s./
KOMENTE