Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Zona Euro: Inflacioni Rritet Në 1,6 Për Qind Në Maj
English

Ekonomi - Zona Euro: Inflacioni Rritet Në 1,6 Për Qind Në Maj

BRUKSEL, 31 maj /ATSH-AFP/ - Inflacioni është përshpejtuar pak në muajin maj në zonën euro, duke arritur në 1,6 për qind gjatë një viti pas 1,5 për qind në prill, njofton zyra evropiane e Statistikave, Eurostat, në një vlerësim të parë dhënë sot. "Duhet të kthehemi në dhjetor të vitit 2008 për të parë një inflacion të të njëjtit nivel, prej 1,6 për qind. Inflacioni po i afrohet në të gjitha rastet objektivit të caktuar nga Banka Qendrore Evropiane, BCE: mbikëqyrësja e stabilitetit të çmimeve synon që brenda një afati të mesëm inflacioni të arrijë në rreth 2 për qind. Çmimet për konsumin në zonën euro kanë rifilluar të rriten në nëntor të vitit 2009, pas pesë muaj me radhë rënieje, një shenjë e rimëkëmbjes ekonomike, por sidomos e evolucionit të çmimeve të naftës. /I.Pu.
KOMENTE