Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Komunat Pengesë Për Parandalimin E Ndërtimeve Pa Leje
English

Elbasan: Komunat Pengesë Për Parandalimin E Ndërtimeve Pa Leje

ELBASAN, 31 maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Një pjesë e kryetarëve të komunave po bëhen pengesë për parandalimin e ndërtimeve pa leje në tokë bujqësore, bëjnë të ditur burime nga Këshilli i Qarkut Elbasan. "Një pjesë e kryetarëve të komunave janë bërë pengesë në parandalimin e këtij fenomeni shqetësues," tha kryetari Blendi Himçi në mbleshjen e Këshillit të Qarkut. Sipas tij, "edhe pse shumë komuna ia kanë deleguar kopetencat Këshillit të Qarkut për parandalimin e ndërtimeve pa leje, ato akoma nuk kanë firmosur gjë, ç'ka ka shkaktuar edhe pengesa në punën e policisë ndërtimore të qarkut". Ai u bëri thirrje kryetarëve të komunave që të nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimet në tokat bujqësore, në rast të kundërt, sipas tij, nuk do të merret përsipër asnjë ndërtim pa leje, por do të prishen të gjitha. Nga 43 komuna, vetëm 10 përqind e tyre kanë firmosur këtë shkresë. Pritet që së shpejti tokat në rrethin e Elbasanit të dixhitalizohen, gjë që do të bëjë edhe identifikimin e ndërtimeve pa leje./ch/
KOMENTE