Elbasan: Të Rinjtë, Veprimtari Artistike Me Mesazh Kundër Duhanit
					  ELBASAN; 31 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Në Ditën Botërore kundër duhanit, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik ka organizuar një aktivitet sensibilizues me të rinjtë e shkollave të mesme të qytetit të Elbasanit. 
     Të rinjtë e shkollave të mesme, interpretuan pjesëve teatrale me mesazhin "pirja e duhanit vret".
     Gjithashtu, nëpërmje tre dokumentarëve të shkurtër, mundësuar nga Drejtoria Rajonale e Shëndetiti Publik, të rinjtë u njohën më nga afër me pasojat që shkakton pirja e duhanit në organizëm, deri në vdekje.
     "Nëse ndonjëri midis nesh e pi dunanin, duhet që sot e tutje të mendojë mirë pasi e pa se çfarë dëmi shkakton ai në organizmin e njeriut", tha Drejtori i Politikave të Shëndetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. 
     Një juri e ngritur nga Drejtoria Rajonale e Arsimit ka vlerësuar me çmime intepretimet e nxënësve të shkollave të ndryshme, ku çmimin e parë e mori shkolla e mesme "Ahmet Dakli"./ch/ 				
				
				
