Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Firmoset Memorandumi I Mirëkuptimit Për Ndarjen E Punës Mes Donatorëve Të Be-Së Në Shqipëri
English

Firmoset Memorandumi I Mirëkuptimit Për Ndarjen E Punës Mes Donatorëve Të Be-Së Në Shqipëri

TIRANË, 31 Maj/ATSH/.- Qeveria shqiptare dhe qeveritë e vendeve evropiane firmosën sot Memorandumin e Mirëkuptimit për ndarjen e punës midis donatorëve të Bashkimit Europian në Shqipëri. Iniciativa "Pista e Shpejtë mbi Ndarjen e Punës", u nënshkrua sot nga Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit, Genc Pollo dhe nga përfaqësuesit diplomatike të Italisë, Austrisë, Suedisë, Zvicrës dhe Bashkimit Europian. Kjo iniciativë është ndërmarrë në shkurt 2009 dhe synon të ndihmojë në koordinimin e ndihmës së huaj midis donatorëve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, si dhe zbatimin e Kodit mbi Sjelljen dhe Ndarjen e Punës, kod që është adoptuar nga Këshilli i Ministrave në maj 2007. Pas një pune të përbashkët të kryer në këtë periudhë, u arrit një marrëveshje mbi rolet dhe përgjegjësitë e donatorëve evropianë. Përcaktimi i një donatori lider në secilin sektor u arrit nëpërmjet shprehjes së interesit nga ana e donatorëve duke marrë parasysh angazhimin e tyre në atë sektor. Firmosja e këtij memorandumi zyrtarizon zbatimin e kësaj iniciative dhe rritjen e mëtejshme të efektivitetit të ndihmës së huaj për një zhvillim të orientuar drejt rezultateve./m.m//a.ke/
KOMENTE