Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja Në Gaza: Merkel I Shpreh Netanjahut Dhe Erdoganit Shqetësimin E Thellë
English

Flotilja Në Gaza: Merkel I Shpreh Netanjahut Dhe Erdoganit Shqetësimin E Thellë

BERLIN, 31 maj /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane Angela Merkel u shprehu sot me telefon homologëve izraelit dhe turk Benjamin Netanjahu dhe Recep Tayyip Erdogan shqetësimin e saj të thellë pas sulmit të përgjakshëm izraelit kundër një flotiljeje propalestineze në afërsi të Gazës. "U shpreva atyre shqetësimin tim të thellë", deklaroi Merkel në një konferencë shtypi. "Duhet të bëjmë gjithçka që kjo situatë e vështirë të mos çojë në një shkallëzim", vazhdoi ajo, duke këmbëngulur në nevojën e sqarimit sa më shpejt që të jetë e mundur të kësaj çështjeje". "Jam e mendimit se prania e vëzhguesve ndërkombëtarë mund të ndihmojë në hetim", shtoi kancelarja. Kanali 10 i televizionit izraelit e rishikoi në 10 të vdekur bilancin e sulmit të sotëm nga komando izraelite kundër një flotiljeje humanitare ndërkombëtare që po shkonte në Gaza. Televizioni privat ka njoftuar më parë për 19 të vdekur dhe 36 të plagosur. /I.Pu.
KOMENTE