Itali - Flotilja - Presidenti: Dialogu Duhet Të Mbizotërojë Ndaj Dhunës
					  ROMË, 31 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti italian, Giorgio Naplitano, kërkoi sot që dialogu të mbizotërojë ndaj dhunës për të mos vënë në rrezik "procesin delikat të paqes në Lindjen e Mesme, pas goditjes së përgjakshme të një flotiljeje propalestineze nga Izraeli.
     Kryetari i shtetit u shpreh në një komunikatë "që t'i jepet prioritet dialogut ndaj dhunës dhe që të shmanget kështu një spirale edhe më e rëndë tensionesh dhe përplasjesh që do të kishte pasoja të dëmshme për procesin delikat dhe të vështirë të paqes në Lindjen e Mesme".
     Në komunikatë, Napolitano shprehu keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së njerëzve dhe u bëri homazh viktimave.
     Më parë, gjatë ditës, shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini, shprehu keqardhjen e hapur për vdekjen e civilëve.
     Sipas kryeministrit izraelit, ndërhyrja izraelite në ujërat ndërkombëtare kundër një flotiljeje që dërgonte qindra militantë propalestinezë dhe ndihmë për Gazën, shkaktoi sot të paktën nëntë të vdekur.
/I.Pu. 				
				
				
