Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Izrael - Flotilja: Netanjahu Mbështet Plotësisht Ushtrinë Dhe Anulon Vizitën Në Kanada Dhe Shba
English

Izrael - Flotilja: Netanjahu Mbështet Plotësisht Ushtrinë Dhe Anulon Vizitën Në Kanada Dhe Shba

OTAVA, 31 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e mbështeti sot plotësisht ushtrinë izraelite pas sulmit të përgjakshëm kundër një flotiljeje ndërkombëtare të ndihmës rrugës për në Gaza. "Kryeministri i mbështeti plotësisht forcat izraelite të mbrojtjes (ushtrinë) dhe u interesua për gjendjen shëndetësore të të plagosurve", e njoftuan AFP-në bashkëpunëtorët e tij në Otava ku ai kishte shkuar të takohej me kryeministrin kanadez Stephen Harper, përpara një vizite nesër në Uashington, por që tashmë e anuloi. Qeveria konservatore e Harper është një nga mbështetësit më të fortë të Izraelit jashtë territorit të tij. Ndërhyrja izraelite në ujërat ndërkombëtare kundër një flotiljeje që po dërgonte qindra militantë propalestinezë dhe ndihma për Gazën, shkaktoi sot 19 të vdekur dhe 36 të plagosur, njoftoi një televizion izraelit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu më në fund vendosi ta anulojë pjesën e mbetur të vizitës në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara për t'u kthyer në Izrael pas sulmit të përgjakshëm kundër flotiljes humanitare, njoftoi sot AFP-në një zyrtar izraelit. /I.Pu.
KOMENTE