English

Juventus kërkon Bonuçin me ngulm

Torino, 31 Maj NOA - Mund të jetë java vendimtare dhe kjo në lidhje me transferimin e Bonuçit në radhët e ekipit të Juventusit. Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport” lojtari i cili është në pronësi të Barit dhe Genovas me shumë mundësi mund të kalojë tek Juventus, kjo, duke parë se skuadra Genoane është e gatshme të pranojë ofertën e bardhë e zinjve.

Juventus për të arritur transferimin e lojtarit në Torino mund të bëjë pjesë të marrëveshjes Palladinon, Crisciton dhe Almiron, ku ky i fundit mund të qëndrojë tek skuadra e Barit.

Duhet thënë se konkurrenca për Bonuçin është tepër e fortë pasi krahas Juventusit është dhe Inter në garë për blerjen e tij.

r.b/NOA

KOMENTE