Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli i Sigurimit mban një sesion të ngutshëm rreth incidentit me flotiljen
English

Këshilli i Sigurimit mban një sesion të ngutshëm rreth incidentit me flotiljen

Nju Jork, 1 Qershor 2010 NOA - Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot një sesion të ngutshëm, për të diskutuar lidhur me sulmin e marinës izraelite ndaj një flotiljeje me 6 anije që po transportonin ndihma për në Rripin e Gazës. Në bordin e anijes ndodheshin aktivistë pro-palestinezë. Forcat speciale izraelite vranë të paktën 9 nga pasagjerët e anijeve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i anuloi planet për t’u takuar nesër me Presidentin amerikan Barak Obama dhe do të kthehet në Izrael, duke e ndërprerë vizitën e tij në Kanada. Zoti Netanjahu shprehu keqardhje për humbjen e jetëve, por shtoi se trupat izraelite kishin vepruar për t’u vetëmbrojtur.

Forcat izraelite e interceptuan flotiljen gjatë natës, hipën në anije pasi zbritën nga helikopterët dhe hapën zjarr në të paktën njërën prej anijeve. Aktivistët thonë se të paktën 30 vetë u plagosën.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite Mark Regev citohet nga VOA të ketë deklaruar se aktivistët kishin armë dhe ishin përgatitur t’i sulmonin trupat qeveritare kur ato hipën në anije. Por përfaqësues të Lëvizjes Gaza e Lirë, që e kishin organizuar flotiljen e ndihmave, e cilësuan incidentin sulm ndaj civilëve, duke thënë se aktivistët nuk kishin synime për dhunë.

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdohan e cilësoi sulmin “terrorizëm shtetëror”. Turqia e tërhoqi ambasadorin e vet nga Izareli dhe i anuloi tri manovra ushtarake me Izarelin, si protestë ndaj incidentit.

KOMENTE