Koreja E Jugut Kryen Manovra Të Shumta Ushtarake Pranë Kufirit Koreanoverior
					  SEUL, 31 maj /ATSH-AFP/ - Disa mijëra ushtarë koreanojugorë të mbështetur nga helikopterë luftarakë morën pjesë sot në manovra të tjera ushtarake në kohën e një situate të   tensionuar me Korenë e Veriut, pas mbytjes së një anijeje lufte koreanojugore nga kjo e fundit. 
     ''Kjo manovër force simulon një sulm koreanoverior përgjatë lumit në rajonin verior të Hwacheonit, i vendosur në pjesën jugore me Korenë e Veriut'', sipas të njëjtit burim. 
     Më 27 maj, marina koreaojugore organizoi një tjetër manovër antinëndetëse. 
     Sipas rezultateve përfundimtare të një hetimi ndërkombëtar, mbytja e ''Cheonan'', një anije ushtarake prej 1 200 tonësh u shkaktua nga një nëndetëse koreanoveriore duke vrarë 46 marinsa koreanojugorë. /
/ec/  a.jor. 				
				
				
