Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje E Mesme - Flotilja/ Turqia Okb-Së: Izraeli E Humbi Legjitimitetin
English

Lindje E Mesme - Flotilja/ Turqia Okb-Së: Izraeli E Humbi Legjitimitetin

NJU JORK, 31 maj /ATSH-ANSA/ - Izraeli "e ka humbur legjitimitetin me sulmin kundër flotiljes me ndihma për Rripin e Gazës", deklaroi sot ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. "Një akt barbar, një vrasje shtetërore", me këto shprehje shefi i diplomacisë turke, në një fjalim të fortë, dënoi aktin e shtetit hebraik. Ministri i Jashtëm shtoi se "flotilja përbëhej nga eksponentë nga më shumë se tridhjetë vende, të gjithë civilë, dhe me besime të ndryshme: të krishterë, myslimanë dhe hebraikë". Davutoglu e vazhdoi fjalimin e tij duke shpjeguar se anijet "po transportonin material për ndërtimin e parqeve të lojërave për fëmijët, materialin e nevojshëm për shkollimin e tyre, ushqime dhe medikamente". Shefi i diplomacisë turke i kërkoi Këshillit të Sigurimit "një hetim urgjent për ngjarjen e sotme, hetim që duhet të nis menjëherë". /e.v/
KOMENTE