Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje E Mesme - Ndihmat E Mëparshme Të Organizatës Free Gaza
English

Lindje E Mesme - Ndihmat E Mëparshme Të Organizatës "Free Gaza"

- Nga lejimet e të kaluarës në sulmin e sotëm - TEL AVIV, 31 maj /ATSH-ANSA/ - Ngjarja e sotme, për sa i përket dhunës dhe viktimave, është e paprecedentë. Por lundrimi i sotëm drejt Rripit të Gazës me siguri që nuk është i pari i organizuar nga aktivistët filopalestinezë nën flamujt "Free Gaza", një shoqatë me qendër në Qipro që kundërshton bllokadën e Izraelit në enklavën palestineze, që kontrollohet nga Hamasi që prej vitit 2007. Tentativa e parë përkon në gusht të vitit 2008, kur tre anije me përmasa të vogla arritën të përfundonin misionin e tyre duke dërguar një sasi modeste ndihmash. Atëherë forcat izraelite, me vendim të qeverisë së kryeministrit të atëhershëm Ehud Olmert, i lejuan të kalonin, duke u kënaqur vetëm me kontrollet paraprake në Larnak dhe me garancitë e policisë qipriote. Pas kësaj ngjarje, në muajt në vazhdim, pesë anije të tjera arritën të mbërrinin në Gaza. Por në fund të dhjetorit 2008, një tentativë e shoqatës "Free Gaza", me një anije me përmasa mesatare, dështoi disa milje nga gjysma e lundrimit: dërgimi i ndihmave, organizuar në mes të ofensivës ushtarake "Plumbi i Shkrirë" i forcave izraelite kundër Hamasit, u përball me një njësi të marinës izraelite që nisi ta ndjekë. Operacioni përfundoi një përplasje në det të hapur që dëmtoi anijen e ndihmave dhe e detyroi këtë të fundit të ankorohet në Liban për t'u riparuar, por gjithçka përfundoi pa përdorimin e armëve të zjarrit dhe pa viktima. Një tjetër episod i ngjashëm u regjistrua vitin e kaluar kur marina izraelite identifikoi një anije libaneze pranë brigjeve të Gazas. Ndihmat u shpërndanë në Gaza ndërsa pasagjerët u dëbuan në rrugë tokësore në Liban dhe Siri. Ngjarja e sotme nuk ndryshon me të tjerat vetëm për shkak të dhunës dhe viktimave. Me një numër shumë herë më të madh (tre anije pasagjerësh dhe tre mallrash, me rreth 700 aktivistë dhe 10 mijë tonë material), dërgesa e sotme kishte edhe aktorë të tjerë veç shoqatës "Free Gaza": me pjesëmarrjen e eksponentëve radikalë arabo-izraelitë të Lëvizjes Islamike Galilea, me mbështetjen e OJQ-ve nga vende të largëta islamike si Malajzia, por mbi të gjitha me një rol qendror të Turqisë, në anijen e së cilës ndodhi edhe tragjedia. /e.v/
KOMENTE