Lindje E Mesme - Policia Izraelite Arreston Dhjetëra Aktivistë
					  JERUSALEM, 31 maj /ATSH-ANSA/ - Disa dhjetëra aktivistë që ndodheshin në anijet e flotës që u sulmua nga marina izraelite janë arrestuar menjëherë pas mbërritjes në Izrael, njofton e përditshmja Haaretz në botimin e saj elektronik.
     Gazeta thekson se aktualisht mbahen nën arrest 32 aktivistë. Izraeli njoftoi se i kishte dëbuar rreth 700 aktivistët dhe se kishte arrestuar ata që "kanë refuzuar të bashkëpunojnë me forcat e rendit dhe nuk kanë pranuar të largohen nga vendi".
     Sipas Haaretz, 16 prej të arrestuarve kanë refuzuar të identifikohen.
/e.v/ 				
				
				
