Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediu: Bashkëpunim I Të Gjithë Aktorëve Për Mbrojtjen E Pyjeve Nga Zjarri
English

Mediu: Bashkëpunim I Të Gjithë Aktorëve Për Mbrojtjen E Pyjeve Nga Zjarri

TIRANË, 31 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Qeveria i ka kushtuar vëmendje mbrojtjes së pasurisë pyjore në vend, duke ndërmarrë politika mbrojtëse edhe nga zjarri, rrezik i cili shtohet me ardhjen e sezonit veror. Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu, theksoi sot në Konferencën Kombëtare për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri, organizuar nga Ministria e Brendshme dhe MMPAU në Hotel "Tirana International", nevojën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës ndërmjet institucioneve përgjegjëse. Pas përfundimit të procesit të transferimit të pyjeve në administrim të 330 komunave dhe bashkive, ka një situatë të ndryshme pronësie, krahasuar me shumë vite më parë, në këtë sektor. Nga 95 % të fondit të pyjeve dhe kullotave që shteti zotëronte deri në vitin 2007, aktualisht zotëron vetëm 35 %, ndërsa 60 % i janë kaluar në pronësi dhe përdorim komunave e bashkive. "Pra, është pushteti vendor, autoriteti që menaxhon e mbron këto pyje, ndaj, në këtë kushte, është e domosdoshme që njësitë e qeverisjes vendore të marrin përgjegjësitë e tyre për menaxhimin e zjarreve në pyje dhe kullota", tha Mediu, duke garantuar se "shërbimi pyjor do të mbështesë pa rezerva këtë proces, duke ofruar ekspertizën e nevojshme në të gjitha nivelet". Në mënyrë të veçantë, ministri Mediu kërkoi nga prefektët e Qarqeve të mbledhin shtabet e mbrojtjes nga zjarri, ku krahas shërbimit pyjor dhe strukturave të mbrojtjes nga zjarri, të jenë pjesëmarrës kryetarët e komunave për të analizuar situatën e përcaktuar dhe detyrat për të ardhmen, si dhe të rishikohen planet e veprimit në shkallë qarku dhe angazhimin e përgjegjësive për secilën strukturë. Ai siguroi se Drejtoritë e Shërbimit Pyjor kanë detyrën për t'i përgjigjur me korrektëse autoriteteve vendore, në kohën e duhur, duke vënë në dispozicion bazën materiale ekzistuese për shuarjen e zjarreve të mundshme. Sipas ministrit Mediu, rëndësi të veçantë ka organizimi i një fushate sensibilizuese për dëmet e shkaktuara nga zjarri. "Është e rëndësishme të ndërgjegjësohen qytetarët që pyjet dhe kullotat janë pasuri kombëtare dhe u takojnë atyre në nivel lokal dhe kombëtar", theksoi Mediu. Ai shprehu bindjen se "duke marrë masat në kohë e duke patur një marrëdhënie ndërinstitucionale me përgjegjësi të përcaktuara dhe me raport të drejtpërdrejtë me qytetarin për të mbrojtur pyjet nga zjarret, ne do të bëjmë të mundur që efektet të jenë sa më të vogla dhe t'i parandalojmë në kohë". Sipas shifrave të vitit 2000, pyjet mbulojnë 36% të territorit shqiptar, ose një sipërfaqe prej 343 207 ha. Shqipëria është e ekspozuar ndaj zjarreve në pyje, veçanërisht në fund të pranverës dhe gjatë verërave me nxehtësi dhe thatësi të pazakontë. Të dhënat tregojnë se mbi 50 për qind e pyjeve në vend janë të ndjeshëm ndaj fenomenit të zjarrit, ndërsa dëmet më të mëdha ndodhin në pyjet halore. Sa i përket shkaqeve të zjarreve në pyje, rreth 29 % e tyre vijnë nga pakujdesia dhe neglizhenca, 61 % nga arsye të panjohura, 9 % e zjarreve janë të qëllimshëm dhe 1 % e tyre shkaktohen nga ngjarje të pazakonta (manovrat, stërvitjet ushtarake, etj). Ndërkohë, me transferimin e pyjeve dhe kullotave në administrim të njësive vendore, numri i zjarreve në pyje ka tendencë uljeje. Nga statistikat e 15 viteve të fundit, rezulton se në Shqipëri shfaqen mesatarisht rreth 147 zjarre në vit, që përfshijnë një sipërfaqe mesatare rreth 1000 hektarë pyje dhe kullota. Shkaqet e identifikuara të zjarreve në pyje janë shkaqe natyrore (rrufetë) dhe shkaqe njerëzore (të qëllimshme, pakujdesi dhe neglizhencë, shkaqe të paidentifikuar). /s.s./
KOMENTE