Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nato - Eliminohet Një Komandant I Lartë I Talebanëve Në Kandahar
English

Nato - Eliminohet Një Komandant I Lartë I Talebanëve Në Kandahar

KABOUL, 31 maj /ATSH-AFP/ - Një komandant i rëndësishëm i talebanëve, që operojnë në provincën jugore afgane të Kandaharit, mbeti i vdekur gjatë një sulmi ajror në provincë, njoftoi sot komanda e forcave të NATO-s, ISAF. Numri dy i rebelëve në këtë rajon, i identifikuar si Haji Amir, mbeti i vdekur nga një sulm në distriktin Panjwayi, sipas të njëjtit burim. "Forcat e përbashkëta afgano-perëndimore kanë zhvilluar një sulm ajror pikërisht për të eliminuar komandantin taleban Haji Amir, një prej dy krerëve më të rëndësishëm të talebanëve në provincën e Kandaharit", njoftoi përmes një deklarate Forca Ndërkombëtare Mbështetëse për Sigurinë. Shumë militantë talebanë gjithashtu mbetën të vdekur nga sulmi, shtoi ISAF, por nuk bëri publik një numër të saktë të tyre./ /i.p/
KOMENTE