Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nënë katile, hedh foshnjën nga kati i dytë
English

Nënë katile, hedh foshnjën nga kati i dytë

Itali, 1 Qershor 2010 NOA - Një mama, e poseduar nga një gjendje e vërtetë depresioni, ka hedhur nga kati i dytë i një pallati vajzën e saj 6 muajshe.

Gjithçka ka ndodhur në Passo Corese, një provincë e Rietit të Italisë. Foshnja gjashtë muajshe është në gjendje tepër të rëndë dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Romës, “Gemelli”, ndërsa për sa i përket mamasë së saj 32-vjeçare, ajo u arrestua nga autoritetet përkatëse.

Vogëlushja ka një traumë kronike, hematomë në kokë dhe disa fraktura të vogla në trup. Momentalisht ajo po ndiqet nga një staf mjekësh specialistë në një terapi të poliklinikës “Gemelli”.

Ndërkohë, 32 vjeçarja Daniela Altamura, një shtëpiake, u arrestua dhe u dërgua në burgun e Rebibias në Romë, tha prokurorja e çështjes, Lucia de Santis.

Nga hetimet e para dhe marrja në pyetje e të dyshuarës, ajo ka thënë se ishte e shokuar, përjetonte gjendje depresive dhe ka pranuar se e ka hedhur ajo të bijën e sapolindur nga ballkoni i katit të dytë.

r.b/NOA

KOMENTE