Podgoricë - Vritet Një Biznesmen I Njohur Malazez
					  PODGORICë, 31 maj /ATSH-MAKFAX/ - Biznesmeni i njohur malazez, Dragan Dudiç, alias Fric, 50 vjeç, u qëllua për vdekje gjatë një sulmi në qytettin bregdetar të Kotorrit.
     Media lokale tha se Dudiç, pronar i klubit të njohur të natës ''Maximum'' dhe i disa restoranteve, ishte bashkëpunëtor dhe partner biznesi i Darko Sariç, i dyshuar për trafik droge.
     Sariç është akuzuar nga Serbia për një dërgesë prej 2,7 tonë kokainë, zbuluar vitin e kaluar.
     Policia malazeze identifikoi dje Ivan Vraçar, nga Nikshiqi, si vrasës të Dudiçit. 
     Ky i fundit u qëllua ndërsa ai ishte ulur në një kafene në Kotorr.
     Dhjetëra persona, të dyshuar si anëtarët të grupit të Sariçit për trafik droge, janë arrestuar në Slloveni javën e kaluar si pjesë e një operacioni të koduar ''Balkan warrior''./
a.jor. 				
				
				
