English

Prezantohen Rekomandimet E Qeverise Per Luften Kunder Kriminalitetit

TIRANE, 31 Maj/ATSH/. - Rekomandimet e Këshillit të Ministrave, të cilat duhen mbajtur parasysh në luftën kundër kriminalitetit j'u bënë të njohura sot drejtuesve të Prokurorive në rrethe gjatë një takimi nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama në prezencë të ministrit të Drejtësisë, Bujar Nishani. Sipas Zyres se Shtypit te Prokurorise se Pergjithshme, rekomandimet lidhen me luften kunder krimit te organizuar, terrorizmit, krimit nderkufitar, trafiqeve te te gjitha llojeve e pastrimit te parave, sigurimit te kufijve si dhe ne rolin e Prokurorise ne zbatim te ketyre angazhimeve. Ne rekomandime theksohet se gjithçka mund te arrihet duke rivendosur ritmin e pershpejtuar te punes ne gjithe administraten qendrore të ekzekutivit dhe me bashkepunimin ligjor te çdo institucioni te pavarur dhe ngritjen ne nje nivel me te larte te bashkepunimit me institucionet e specializuara nderkombetare ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve. Rekomadimet e Këshillit të Ministrave në zbatim Ligjit Nr. 8737 datë 12.02.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", j'u përcollën Prokurorisë nga Ministri i Drejtësisë. Ne fund të takimit, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, shprehu angazhimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të përmbushur detyrimet ligjore dhe prioritetet e paraqitura nga Qeveria në luftë kundër kriminalitetit, duke rritur efektivitetin në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në emër të shtetit. /a.ke/
KOMENTE