Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: Serbia, do të shfrytëzojë portet dhe rrugët shqiptare për të marrë mallra
English

Prifti: Serbia, do të shfrytëzojë portet dhe rrugët shqiptare për të marrë mallra

Tiranë, 31 Maj, NOA – Biznesi dhe kompanitë serbe janë të ftuara nga pala shqiptare për të shfrytëzuar hapësirat portale dhe infrastrukturën tonë për të furnizuar tregun e vendit të tyre me mallra.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij serb, Petar Skundriç, me të cilin tha se kanë diskutuar mbi krijimin e hapësirave për investime të biznesit serb në vendin tonë.

“Me Skundriç kemi diskutuar mënyrat e bashkëpunimit në fushën e energjetikës dhe të minierave në përgjithësi”, bëri me dijeni në fjalën e tij, Prifti.

Duke shtuar se “Serbia mund të furnizojë në të ardhmen me gaz tregun shqiptar, por edhe me energji elektrike në rast emergjence, kur dihet se kompanitë serbe eksportojnë energji në rajon.

“Por kemi diskutuar edhe për aleanca e strategji mes dy vendeve tona, si edhe për vizitën e ardhshme timen në Beograd, ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm të ekonomisë”, përfundoi fjalën e tij, ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

n.e/NOA

KOMENTE