Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: Projekt Per Permiresimin E Infrastruktures Ne Shkollen Shejnaze Juka
English

Shkoder: Projekt Per Permiresimin E Infrastruktures Ne Shkollen "Shejnaze Juka"

SHKODËR, 31 maj/ATSH-G. Marku/. - Projekti "Shkollë e hapur, shkollë e shëndetshme", i peruruar sot në mjediset e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja "Shejnaze Juka" në Shkodër synon të rrisë numrin e fëmijëve të përfshirë në jeten social-kulturore në territorin e Bashkisë. Përmes projektit të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, Rajoni i Emilia Romangna, komuna Forli dhe zbatuar nga Bashkia, me mbështetjen e Smile (mbështetje për minoritetet), është përmirësuar infrastruktura e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja "Shejnaze Juka" në Shkodër. Projekti "Shkollë e hapur, shkollë e shëndetshme", synon të rrisë numrin e fëmijëve të përfshirë në jeten social-kulturore në territorin e Bashkisë, në partneritet me institucionet të tjera shkollore, institucione rezidenciale të përkujdesjes sociale si dhe komunitetin e pakicave me origjinë egjiptiane", tha për ATSH-në kordinatori i shoqates "The Door", iniciatore e ketij projekti, Kastriot Faci. Sipas tij, projekti synon të ndryshojë një situatë, që është pasqyruar si problematike në dokumentin strategjik "Plani Zonal i Bashkisë Shkodër". Target-grupi i këtij projekti janë minorenë, që vijnë nga familje në nevojë të popullsisë në territorin e Bashkisë Shkodër. Krahas përurimit të mjediseve të jashtme dhe këndit sportiv të lojrave me dorë, u vlerësua dhe bibloteka e re e shkollës me literaturë në gjuhën angleze. /a.ke/
KOMENTE