Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi A, Afrika E Jugut Kërkon Sukses Në Botërorin E Shtëpisë
English

Sport-Botëror/ Grupi A, Afrika E Jugut Kërkon Sukses Në Botërorin E Shtëpisë

TIRANË, 31 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Afrika e Jugut, organizatore e Kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010" , bën pjesë në grupin A, sëbashku me Francën, Uruguajin dhe Meksikën. Historia e ekipit të futbollit të Afrikës së Jugut është e ngjashme me atë të vendit, dhe ka qenë shumë e influencuar nga sistemi i apartejdit. Dallimi racial në vend ishte aq i madh sa FIFA kishte bërë përpjekje të panumërta për të pezulluar ekipin Kombëtar për shkak të Kushtetutës të vendit, që i ndalonte ekipet të kishin në fushë lojtarë të përzjerë në ngjyrë. Gjithsesi, Afrika e Jugut, së bashku edhe me Etiopinë, Egjiptin dhe Sudanin, ishte nga anëtaret themeluese të Konfederatës Afrikane të Futbollit dhe vazhdoi t'i shpëtojë pezullimit nga FIFA për shkak të çështjeve politike. Ekipi luajti ndeshjen e parë kundër Kamerunit në vitin 1992, duke fituar 1-0. Katër vjet më pas, duke organizuar dhe garuar në Kupën e Afrikës si një ekip shumë-racial, 'Bafana Bafana" ngritën trofeun dhe u bashkuan me festimet së bashku edhe me një super të gëzuar si Nelson Mandela. Në vitin 1998 ata luajtën në Kampionatin Botëror të Francës, ku në ndeshjen e parë u mundën 3-0 nga organizatorët në ndeshjen e tyre të parë historike në finalet e një Botërori, por më pas fituan admirimin pas barazimit kundër Danimarkës dhe Arabisë Saudite, duke përfunduar në vendin e tretë në grup, me dy pikë pas danezëve. Në Kupën e Botës së vitit 2002, në Japoni dhe Korenë e Jugut, një Afrikë e Jugut më e përmirësuar ishte gati të kalonte në raundin e dytë, por Paraguai kishte golaverazh më të mirë. Në ndeshjen e fundit kundër Spanjës, pavarësisht se "Bafana Bafana" ia dolën të barazonin 2 herë, por falë golit të Raul, formacioni spanjoll, i drejtuar nga Hoze Antonio Kamaço, triumfoi 3-2. Afrika e Jugut dështoi për t'u kualifikuar në vitin "Gjermani 2006", por në vitin 2004 ishte bërë e ditur, se në vitin 2010, Afrika e Jugut do të bëhej vendi i parë afrikan që do të organizonte Kupën e Botës. Si vend organizator, Afrika e Jugut u kualifikua automatikisht, por ajo luajti një numër të madh ndeshjesh miqësore në kohën që kualifikueset ishin duke u zhvilluar. Ajo u përfshi në fazën e parë të kualifikueseve për Kupën e Afrikës së vitit 2010, por e përfunduan me 11 pikë pas Nigerisë në grup, duke mos marrë dot pjesë në turne. Afrika e Jugut pësoi humbje pas humbjeje në miqësore, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit Zhoel Santana dhe ricaktimin e ish-trajnerit Karlos Parreira. Karlos Alberto Parriera, i lindur më 27 shkurt 1943 në Brazil, është trajneri i Afrikës së Jugut, vendit organizator i Botërorit 2010. Kjo është hera e tij e dytë te skuadra afrikanojugore. Janë shumë klube të drejtuara nga ai: në Brazil, Spanjë, Turqi, Shtetet e Bashkuara. Parreira ka drejtuar skuadrat kombëtare të Brazilit (1994 dhe 2006), Ganës (1972), Kuvajtit (1982), Emiratet e Bashkuara (1990); Arabisë Saudite (1998) dhe Afrikës së Jugut (2010). Është i pari trajner në botë që merr pjesë në gjashtë finale në rolin e trajnerit. Në "SHBA 1994", u shpall kampion i botërorit në finalen e fituar me penallti kundër Italisë. - Pika e lartë Fitorja e tyre e parë dhe e vetme në finalet e Kupës së Botës u arrit në paraqitjen e tyre të dytë, në vitin 2002, kur mundën Slloveninë 1-0 me një gol të Siyabonga Nomvethe, njëherësh edhe vetmja në gjashtë ndeshje në Botëror. - Pika e ulët "Bafana, Bafana" dështuan të kualifikoheshin për në Kampionatin Botëror të vitit 2006 në Gjermani, duke përfunduar të tretët në grupin e tyre kualifikues, pasi ishin përcaktuar si vend organizator i Botërorit të vitit 2010. - Legjenda Beni MekKarti është dhe golashënuesi më i mirë i vendit dhe lojtari i dytë më shumë ndeshje: 31 gola në 76 ndeshje. Ai shënoi në Kampionatin Botëror të vitit 1998 dhe 2002 respektivisht kundër Danimarkës dhe Spanjës. - Statistika Afrika e Jugut Paraqitjet në finale 1998 - Raundi i parë 2002 - Raundi i parë - Statistikat në finale: ndeshje 6; fitore 1, barazime 3, humbje 2 - Performanca më e mirë: raundi i parë në vitin 1998 dhe 2002 - Më shumë paraqitje në finale: Lucas Radebe (1998, 2002), Kuinton Fortune (1998, 2002), Beni MekKarti (1998, 2002), të gjithë nga 6 ndeshje. - Më shumë gola në finale: Benni MekKarti (1998, 2002), Shaun Bartlet (1998), secili nga 2 gola. - Kualifikueset: ndeshje 6; fitore 2, barazime 1, humbje 3. Pikë 7 - Kupa e Konfederatave: ndeshje 5; fitore 1, barazime 1, humbje 3 - Më shumë ndeshje: Kagisho Dikgacoi (11) - Golashënuesit më të mirë: Kagisho Dikgacoi, Katlego Mphela, Bernard Parker (2). - Grupi A Afrika e Jugut Meksika Uruguai Franca - Ndeshjet në Grupin A 11.06.2010 16:00: Afrika e Jugut-Meksikë 20:30: Uruguai-Francë 16.06.2010 20:30: Afrika e Jugut-Uruguai 17.06.2010 13:30: Francë-Meksikë 22.06.2010 16:00: Meksikë-Uruguai 16:00: Francë-Afrika e Jugut /s.s./
KOMENTE