Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi A, Uruguai -Dy Herë Kampionët E Botës Kërkojnë Lavdinë Në Afrikë
English

Sport-Botëror/ Grupi A, Uruguai -Dy Herë Kampionët E Botës Kërkojnë Lavdinë Në Afrikë

Ë TIRANË, 31 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ .- Uruguai, edhe pse është një vend i vogël në Amerikën e Jugut, është shfaqur një fuqi e vërtetë në futbollin botëror. Përpara krijimit të Kupës së Botës, Uruguai kishte fituar medaljet e arta olimpike në vitin 1924 dhe 1928. Ata ishin ekipi më i mirë i asaj kohe, duke pasur më pas edhe privilegjin për të organizuar Kampionatin e parë Botëror në vitin 1930, të cilin edhe e fituan duke mbetur në histori si kampioni i parë. Për shkak të arsyeve politike, Uruguai mungoi në dy kampionatet e ardhshme, ato të vitit 1934 në Itali dhe 1938 në Francë. Gjithsesi, në kampionatin e zhvilluar në Brazil në vitin 1950, Uruguai shokoi sërish botën duke fituar brenda në stadiumin 'Estadio Maracana", një nga ndeshjet që ka mbetur gjatë në histori. Pas disa arritjeve modeste në vitin 1954 dhe 1970, ata nuk mundën më të rigjenin lavdinë e viteve të mëparshme. Trajneri i Uruguajit, Oskar Uashington Tabarez, ka lindur në Montevideo të Uruguait, më 3 mars 1947. Karrierën e tij si trajner e nisi në vitin 1980, ku drejtoi për 3 vjet Bella Vistën. Në edicionin 1986-1987 drejtoi kombëtaren e të rinjve të Uruguait. Ekipet e tjera të tij janë Penarol, Deportivo Kali, Boka Juniors, por edhe Kaljarin e Milanin në Itali. Në Kampionatin Botëror 1990 të zhvilluar në Itali u prezantua si trajner i Uruguait. Nga viti 2006 është për herë të dytë trajner i "Celeste", të kaltërve. Ka fituar kampionate në Uruguai, por dhe në Argjentinë, gjithsesi në Itali ka qenë i pasuksesshëm. - Kualifikimi Uruguai vuajti jo pak për të arritur në finalen e tij të 11-të në Kupën e Botës. I mundur nga Argjentina në ndeshjen e fundit në konfederatën amerikane, Uruguai fitoi një vend në Afrikën e Jugut pasi mposhti në play-off Kosta Rikën e Amerikës Veriore dhe Qendrore. Fituan ndeshjen e parë 1-0 dhe barazuan 1-1 në stadiumin legjendar "Centenario". - Pika e lartë Fitorja 2-1 kundër Brazilit në "Marakana", në ndeshjen finale të vitit 1950 e që i dha Uruguait kampionatin e dytë botëror. - Pika e ulët Poshtërimi në humbjen e pabesueshme 6-1 më Danimarkën në Kampionatin Botëror të Meksikës në vitin 1986 - Legjenda Juan Alberto Skiafino konsiderohet si futbollisti më i mirë urugaian i të gjitha kohërave për performancën në vitin 1950. Uuguai - Paraqitjet në finale 1930 - Kampion 1950 - Kampion 1954 - Vendi i katërt 1962 - Raundi i parë 1966 - Çerkefinale 1970 - Vendi i katërt 1974 - Raundi i parë 1986 - Raundi i dytë 1990 - Raundi i dytë 2002 - Raundi i parë - Ndeshje në total: ndeshje 40, fitore 15, barazime 10, humbje 15 - Performanca më e mirë: kampion në vitin 1930 dhe 1950 - Më shumë ndeshje në finale: Ladislao Mazurkieviç (1966, 1970, 1974) - 11 ndeshje. - Më shumë ndeshje në finale: Oscar Miguez, Juan Alberto Schiaffino (1950, 1954) - secili nga 7 gola - Kualifikueset: ndeshje 20, fitore 7, barazime 7, humbje 6. Pikë 28. - Më shumë ndeshje: Luis Suarez (19). - Golashënuesi më i mirë: Diego Forlan (7). - Grupi A Afrika e Jugut Meksika Uruguai Franca - Ndeshjet në Grupin A 11.06.2010 16:00: Afrika e Jugut-Meksikë 20:30: Uruguai-Francë 16.06.2010 20:30: Afrika e Jugut-Uruguai 17.06.2010 13:30: Francë-Meksikë 22.06.2010 16:00: Meksikë-Uruguai 16:00: Francë-Afrika e Jugut /a.ke/
KOMENTE