Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport Pa Duhan - Motoja Për Një Jetë Të Shëndetshme
English

"Sport Pa Duhan" - Motoja Për Një Jetë Të Shëndetshme

TIRANË, 31 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Me qindra të rinj të gjimnazeve të Tiranës zhvilluan sot, në ditën botërore të luftës kundër duhanit, aktivitetin "Sporti pa duhan", të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Të rinjtë vrapuan në shenjë simbolike në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", të udhëhequr nga skiatori Erjon Tola, dy herë pjesëmarrës në Lojrat Olimpike Dimërore, i cili theksoi se duhani tek të rinjtë është armiku kryesor, ndërsa vetëm sporti të ndihmon të zhvillosh një jetë të shëndetshme. Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, theksoi rëndësinë që kanë këto lloj aktivitetesh për luftën ndaj duhanit, kur janë pikërisht të rinjtë, që me anë të sportit, duhet të japin shembullin më të mirë për luftën kundër duhanit. Ndërsa ish-futbollisti dhe kapiteni i Dinamos, Redi Jupi, theksoi se "kam lindur në ditën kundër duhanit dhe gjatë gjithë jetës time asnjëherë nuk e kam provuar duhanin. Ju ftoj të gjithë ju të rinj të ndiqni shembullin tim, pasi duhani dëmton jetën, ndërsa sporti e shpëton atë". Sekretari i KOKSH, Stavri Bello, theksoi se "aktivitete të këtij lloji janë zhvilluar në disa qytete pikërisht për të sensibilizuar të rinjtë për të zhvilluar sportin pa duhan". Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, "të rinjtë e shkollave 9 vjeçare janë të paprekur nga duhanpirja (prevalenca rreth 1 %) dhe ata vetëm eksperimentojnë. Por, të rinjtë e shkollave të mesme kanë filluar të japin sinjale për problem të duhanpirjes tek ta". Por, ndodh shpesh që fëmijët dhe adoleshentët bëhen pre e joshjes nga njerëz të ndryshëm, të interesuar për shitjen e duhanit, pa menduar sa i rrezikshëm është për jetën e tyre. Në këtë grup, sipas specialistëve, hyjnë për fat të keq edhe disa nga prindërit, mësuesit dhe të tjerë që pijnë duhan në sy të fëmijëve, sidomos në shtëpi, në familje. Të dhënat nga ISHP tregojnë se mbi 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pijnë duhan në praninë e tyre, 9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës. Edhe mësuesit e shkollave nga ana e tyre kërkojnë më tepër bashkëpunim me familjet për të mbajtur larg duhanpirjes fëmijët, sidomos atë kategori të cilësuar si "e gatshme për t'u rekrutuar si duhanpirës". Në vendin tonë, rreth 85 % e duhanpirësve fillojnë të pijnë duhan para moshës 18 vjeç. Ndërsa në botë, sipas OBSH-së, bëhen çdo ditë duhanpirës rreth 80 000 deri 110 000 të rinj dhe fëmijë më të rritur./s.s./
KOMENTE