Urgjent - Lindje E Mesme - Arrin Në 15 Numri I Të Vrarëve Nga Radhët E Aktivistëve Propalestinezë
					  JERUSALEM, 31 maj /ATSH-AFP/ - Një përgjegjës palestinez tha se numri i aktivistëve propalestinezë të vrarë nga komandot izraelite kishte arritur në 15, njoftoi sot rrjeti televiziv 
Al-Jazira.
     "Izraeli na informoi se kishte 15 të vrarë në flotiljen që transportonte ndihma për Gazën'', deklaroi përgjegjësi për Al-Jaziran.
     Një flotilje ndërkombëtare, që kishte në bordin e saj një ngarkesë me ndihma për Rripin e Gazës, la dje ujërat qipriote dhe iu drejtua enklavës palestineze, që ndodhet nën bllokadën izraelite./
a.jor. 				
				
				
