Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
1 Qershori festohet edhe më bukur në Tiranë
English

1 Qershori festohet edhe më bukur në Tiranë

Eagle Mobile sjell katër parqe lojërash si dhuratë për fëmijët e Tiranës në festën e tyre

Foto të tjera, te Galeria

Tiranë, 1 Qershor 2010 NOA - Në këtë 1 Qershor Eagle Mobile sjell dhuratën më të bukur për fëmijët kryeqytetit. Katër parqe lojërash janë ndërtuar në katër lagje të ndryshme të Tiranës, për t’i bërë fëmijët të përjetojnë çaste mjaft të bukura dhe argëtuese.

Eagle Mobile këtë vit i ka kushtuar një vëmendje të veçantë mjedisit, duke e quajtur vitin 2010 “Viti i Mjedisit”. Por krahas kësaj, kompania ka menduar edhe për mjedisin e fëmijëve, ku ata do të argëtohen në hapësira publike.

Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kompania rinore Eagle Mobile ka mundësuar pajisjet më bashkëkohore për parqet publike ku bëjnë pjesë lodrat të ndryshme.

Me rastin e festës së fëmijëve është përuruar “Parku Eagle” pranë Presidencës nga Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, z. Ali Taskin dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Edi Rama. Në ceremoninë e përurimit kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të Eagle Mobile, së bashku me mëse 100 fëmijë nga kopshte të ndryshme të kryeqytetit, të cilët e kanë festuar Ditën e tyre me muzikë, lojëra, dhurata dhe surpriza të ndryshme të organizuara nga Eagle Mobile.

Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali Taskin duke u uruar të gjithë fëmijëve festën, tha se ky nuk është parku i vetëm që inaugurohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranë. Janë 4 parqe të ndërtuara në zona të ndryshme të Tiranës. Eagle Mobile e ka shpallur këtë vit “Vitin e mjedisit” dhe krahas projekteve në Tiranë kemi ndërmarrë aksione për pastrimin e qyteteve të ndryshme. Projekti i madh do të vazhdojë pas 2 ditësh në Kamëz dhe më pas në Pogradec. Ne do të vazhdojmë të mbështetim autoritetet qendrore dhe vendore në mbrojtje të mjedisit shqiptar, dhe jemi të lumtur që punojmë dhe do të punojmë në këtë drejtim.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Rama në fjalën e tij tha se parqe të tilla lojërash si ky, do të ndërtohen edhe në hapësira të tjera publike, jo vetëm në qendër por edhe në periferi për komunitetin e kryeqytetit, në mënyrë që fëmijët së bashku me prindërit e tyre të kenë mundësi të kalojnë se bashku orë të lira dhe t’i kenë të gjitha mundësitë për t’u shoqërizuar në mënyrë sa më cilësorë.

Katër parqet Eagle, të cilat janë dhuruar për fëmijët nëpërmjet Bashkisë së Tiranës, ndodhen në Rrugën “Lord Bajron” në Laprakë, në Rrugën “Mine Peza” - Blloku “7 Marsi”, në lulishten përballë Maternitetit të Ri dhe lulishten përballë Presidencës.

Kjo nuk është hera e parë që Eagle Mobile kontribuon për fëmijët. Kompania në vitin 2009 u përqendrua në ndihmën e fëmijëve jetimë, ku në projektin e saj një vjeçar ftoi edhe 25 kompani të tjera që të kontribuonin për këtë pjesë mjaft delikate të shoqërisë.

Kompania e shpalli vitin 2010 “Viti i Mjedisit” dhe gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë projekte të ndryshme si mbjellja e pishave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nisma sensibilizuese etj.

Ndërkohë, muaji Maj është shpallur “Muaji i Pastrimit të Mjedisit” ku deri tani në bashkëpunim me ministritë e Arsimit dhe Mjedisit janë zhvilluar fushata pastrimi për mjedisin me nxënës të shkollave të mesme në 5 qytete të vendit (Durrës, Lezhë, Vlorë, Tiranë dhe Kukës).

Më datën 3 Qershor Drejtori i përgjithshëm i Eagle Mobile Ali Taskin së bashku me ministrin e Arsimit Tafaj dhe ministrin e Mjedisit Mediu do të jenë në Kamëz për të dhënë shembullin e tyre në pastrimin e mjedisit së bashku me afro 250 nxënës të shkollës së mesme të Kamzës.

Po ashtu gjithë stafi drejtues i Eagle Mobile më datë 5 Qershor do të jetë në Pogradec për të dhënë shembullin qytetar duke pastruar mjedisin.

r.n/NOA

KOMENTE