Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bode: Qeveria Politika Stimuluese Për Rritjen E Ritmeve Të Zhvillimit Ekonomik
English

Bode: Qeveria Politika Stimuluese Për Rritjen E Ritmeve Të Zhvillimit Ekonomik

TIRANE, 1 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/. - Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi të martën se pavarësisht rënies së ritmeve të rritjes ekonomike të vendit, ekonomia shqiptare nuk shkoi në recension, ashtu si shumë ekonomi të tjera në botë. "Ekonomia shqiptare në këtë kuadër u duk se mbeti jashtë vorbullës dhe as kriza e sistemit financiar dhe as kriza e thellë ekonomike e botës nuk e çuan ekonominë shqiptare në recesion të plotë", deklaroi Bode në konferencën e II "Shqipëri-Banka Botërore për zhvillimin e ekonomisë", organizuar nga Banka Botërore. Bode tha se në vitin 2009, që ishte viti i prekjes më të thellë dhe të drejtpërdrejtë në ekonominë tonë, ne mundësuam një rritje ekonomike mbi 3 %, kur gjithë zona euro shënoi një rënie prej rreth 4.7 %. "Nëpërmjet stimujve të fortë fiskalë ne mundësuam të bllokojmë denatyrimin dhe deformimin e mëtejshëm të treguesve makroekonomik të vendit dhe mbajtjen e ekonomisë shqiptare në terma dhe trend pozitiv", tha Bode, duke theksuar faktin se "gjithësesi kriza ekonomike globale përgjysmoi ritmet e zhvillimit ekonomik të vendit për arsye të presioneve të kësaj krize". Por, sipas Bodes, për t'ju rikthyer edhe një herë ritmeve të larta të zhvillimit duhet të hartohet një model i përshtatshëm konkurrues . "2010 është shpallur nga të gjithë qeveritë si vit i osteritetit fiskal dhe i rregullimeve buxhetore dhe për sa kohë të zgjasë konsolidimi fiskal, aq kohë kriza do të jetë prezent dhe instrumentat e zhvillimit do të mbeten të bllokuara", tha Bode. Ministri Bode u ndal edhe te borxhi publik. "Ne kemi një borxh publik prej 60 %, por nuk është problematik, pasi 2/3 e tij është borxh i brendshëm i shërbyer me monedhën vendase me leke dhe 1/3 borxh i huaj në monedhë të huaj, por pjesa më e madhe janë hua zhvillimi të marra nga instuticionet bankare të zhvillimit dhe me norma të ulëta interesi", tha Bode. Sipas tij, kosto e borxhit të Shqipërisë është më e ulëta në të gjithë rajonin, 3 % e GDP-së. Në këtë drejtim ai theksoi se ky argument nuk shërben për të kërkuar një rritje të mëtejshme të borxhit publik dhe mbajtjen e një defiçiti buxhetor të lartë, por për të bërë të qartë kapacitetin që kanë financat publike në shërbimin e borxhit. "Ne kemi vendosur që borxhi publik i vendit të zvogëlohet dhe kjo për të krijuar siguri afatmesme dhe afatgjata ekonomisë dhe një stabiltet të treguesve makroekonomik", tha Bode, duke shtuar se "në 2013-ën borxhi publik do të zbresë në 53 % të PBB-së, ndërsa nga ky vit do të zbresim defiçitet vjetore për të shkuar rreth 3 % në vit në përputhje të plotë me kriteret e Mastritit". Kreu i Financave publike bëri të ditur se në botën e pas krizës problemi i konkurrencës ekonomike midis vendeve të ndryshme të rajonit dhe më gjerë do të dalë më në pah. "Ne kemi programuar fuqizimin e mëtejshëm të konkurrencës në tregun e brendshëm dhe rritjen e kapacitetit konkurues të produkteve shqiptare dhe bizneseve në një plan rajonal dhe më gjerë ", tha Bode. Për ministrin e Financave mbajtja e politikave fiskale stimuluese përbën një parakusht efiçent për të siguruar një rritje të shpejtë me ritme të larta, pavarësisht sugjerimeve për rritje të nivelit të taksave. Ekonomia shqiptare, tha ai, ka kapacitete për të pasur një zhvillim të shpejtë. Këtë Bode e argumentoi me rritjen e eksporteve në muajt e parë të vitit, ndërsa bëri të ditur se qeveria do të mbështesë sektorin e hidroenergjisë. "Një numër i madh HEC-sh janë dhënë me koncecion, por për shkak të mungesës së financimit janë jo në funksion", tha Bode. Ai i kërkoi sistemit bankar të jetë më dinamik për të financuar projekte të tilla që janë me leverdi për ekonominë, por edhe me garanci të plota për shlyrjen e detyrimeve. "Do të jenë bujqësia dhe turizmi sektorët që do të dinamizojnë më shpejt ekonominë dhe qeveria ka ndërmarrë programe për mbështetjen e bujqësisë", tha Bode. Sisitemi bankar, tha Bode, i ka të gjitha mundësitë për kreditim të ekonomisë reale të vendit. Ai e konsideroi jo vetëm të domosdoshëm që sistemi bankar të reflektojë mbi mundësinë jo vetëm të kreditimit, por të kreditimit me norma të ulëta interesi . Në këtë drejtim ai u shpreh se për shkak të konkurrencës, tashmë norma e rentabilitetit të bizneseve po vjen duke u ulur dhe kreditimi me norma kaq të larta interesi nga sektori bankar krijon një problem". Sipas tij, sjellja në një akord të plotë e normave të rentabilitetit ekonomik të bizneseve private dhe normave dhe interesave përbën një prioritet dhe për këtë ai kërkoi një reflektim nga sistemi bankar. Bode rikonfirmoi edhe vendimin e qeverisë për të mbajtur një kërkesë aktive në treg, e cila mbështet rritjen ekonomike. Sipas tij, kjo ka të bëjë me rritjen e pagave dhe pensioneve në sektorin publik dhe një presion pozitiv për sektorin privat. Këtë program, që po ndërmerret nga qeveria prej disa vitesh, Bode e konsideroi jo thjesht një angazhim politik elektoral, por një instrument për të dinamizuar rritjen ekonomike të vendit./s.s./
KOMENTE