Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deklaratat e pasurisë, Thaçi kosovari më i pasur
English

Deklaratat e pasurisë, Thaçi kosovari më i pasur

Prishtinë, 1 Qershor, NOA – Kryeministri kosovar Hashim Thaçi, rezulton të jetë politikani kosovar më i pasur, të paktën sipas deklaratave të pasurisë që ata kanë lëshuar për këtë vit.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit në Prishtinë raportojnë se pasuria e tij rezulton të jetë 1.2 milionë euro.

Ndërsa ministri i akuzuar dhe i vene ne hetim nga EULEX, Fatmir Limaj ka deklaruar një pasuri prej pak më shumë se 970 mijë euro. Sipas të dhënave, kryeparlamentari Jakup Krasniqi deklaron se ka një pasuri rreth 1 milionë euro, ndërsa kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli ka kërkuar që pasuria e tij të mos publikohet.

Agjencia Kundër Korrupsionit në Prishtinë tha mes të tjerash se nga 1560 zyrtarë, vetëm 70 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë.

n.e/NOA

KOMENTE