English

Durrës: Përmirësohet Moti, Pas Reshjeve Të Natës Ulen Tmperaturat E Ajrit

DURRES, 1 Qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Në rajonin detar të Durrësit në orët e para të mëngjesit është shënuar një përmirësim i kushteve të motit, ndërsa reshjet e shiut që ranë gjatë natës së kaluar kanë ndikuar në uljen e ndjeshme të temperatureve të ajrit, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit detar. Sipas të njejtave burime, tre tragetet e linjës Bari-Durrës që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, janë ankoruar me vonesa të vogla në kalata për shkak të detit të trazuar me forcë 4-5 jashtë gjirit detar të Durrësit. Proçesi i ngarkimit dhe shkarkimit të anijeve me mallra dhe konteinerë do të vijojë normalisht falë kushteve të mira meteorologjike në rajon, shtuan burimet e kapitenerisë. Motopeshkatoret e vogla janë këshilluar të mos dalin sot në gjueti, ndërsa mund të vazhdojë gjuetia e motopeshkatoreve të tonazhit të madh pranë brigjeve detare, thanë burimet e kapitenerisë, duke saktësuar se edhe era që fryn nga kuadrati i veriut ka ndikuar në uljen në 5-7 gradë të temperaturave të ajrit brenda 16 orëve të fundit. Gjatë ditëve të fundit moti në rajonin detar ka qenë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe temperatura të panatyrshme për stinën e nxehtë që pritet të fillojë./s.s./
KOMENTE