Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Përurohet Çerdhja E Re, Ne Ndertim Nje Tjeter Ne Shkozet
English

Durrës: Përurohet Çerdhja E Re, Ne Ndertim Nje Tjeter Ne Shkozet

DURRËS, 1 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Në ditën e 1 Qershorit në Durrës u përurua sot një çerdhe e re për fëmijët nën 3 vjeç, ndërsa ka nisur puna për ndërtimin e një tjetre në zonën e Shkozetit, në periferi të qytetit. Kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako tha për ATSH-në, se çerdhja që mirëpret 120 fëmijë të moshave deri në 3 vjeç është ngritur me një financim prej 30.2 milion lekë nga buxheti i bashkisë. "Ne jemi të kënaqur që kjo çerdhe fillon punë pikërisht në ditën ndërkombëtare të fëmijëve" tha Dako. Bashkia e Durrësit ka filluar punën edhe për ndërtimin e çerdhes së re në Shkozet me një investim prej 40 milionë lekë dhe që do të ketë një kapacitet prej 150 fëmijë./ch/
KOMENTE